KreuStil Jetese

E PAZAKONTË! Ermela e Big-ut bën gjoksin operacion; Procedura pjesë e emisionit të njohur

Fituesja e Big Brother Albania, Ermela Mezuraj ka pranuar të jetë pjesë e emisionit “Doktor Plastik”, emision ky i dedikuar kirurgjisë plastike që transmetohet të enjteve në Tv Klan.

E ftuar për të bërë ndryshimin e saj të shumëdëshiruar, Ermela është personazhi i parë publik që bëhet pjesë e emisionit dhe ka thënë përpara kamerës se ajo ka dashur gjithmonë të bëjë ndërhyrjen për zmadhimin e gjoksit.

“Në “Doktor Plastik” jam për të bërë një zmadhim të gjoksit, me dëshirën time më të madhe dhe me vullnet të plotë. Kam dëshiruar gjithmonë që ta kisha më të madh, por mami më thoshte se nëse haja dhe shëndoshesha do të më rritej vetë gjoksi”,- thotë Ermela.

Puntata që ka si protagoniste fituesen e Big Brother Albania 4 pritet të transmetohet mbrëmjen e sotme në Klan, ku do të shihet edhe rezultati i ndërhyrjes.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF