KreuStil Jetese

Fustanin e mbajti Arbenita, Kim Kardashian fiton 2.7 milionë dollarë nga kompania që e kopjoi!

Kim Kardashian është ankuar për disa veshje të saj, të kopjuara e promovuara nga kompania “ e modës së shpejtë“ Misguided, në SHBA. Por mbi të gjitha, ai që I ka shkaktuar “ me shumë dhimbje“, është fustani ngjyrë floriri, i prezantuar nga modelja shqiptare Arbenita Ismajli.

Gjykata vendosi se ylli I reality show-t kishte të drejtë dhe e urdhëroi kompaninë t`I paguajë 2,7 milionë dollarë, plus $59,600 dollarë shpenzime gjyqësore. Përpos kësaj, Missguided duhet të ndalojë së përdoruri veshjet, apo simbolet e lidhura me Kimin në lidhje me “ shitjet, marketingun apo shpërndarjen e produkteve të saj“.

Ankesat lidheshin dhe me faktin që duke e etiketuar vazhdimisht Kim-in në postimet e veta, kompania krijonte përshtypjen se ajo po pounonte për ta, në një kohë kur një gjë e tillë, nuk ishte e vërtetë!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF