Moderatorja e “Procesi Sportiv“, po shijon disa ditë pushimesh në breg të detit dhe me disa foto me rrobebanjo, na tregoi jo vetëm sesa po kënaqet, por edhe sa në formë është! Bukuroshja e ekranit duket që kujdeset për trupin, dhe `cështë e vërteta, nuk do të prisnim më pak nga ajo!!
Në fotot e postuara, Nevina shfaqet një herë me një palë rrobebanjo të zeza, mjaft të këndshme, e pastaj edhe me një palë rozë të thellë të bukur, një ngjyrë mjaft e embel kjo në plazh, e që shkon goxha me trupin e nxirë!
E patëm të pamundur ndërkohë të mos vinim re dhe foton e saj me një fustan të mrekullueshëm ngjyrë portokalli, të puthitur pas trupit! Duhet ta pranojmë se ajo që konsiderohet si “ngjyra e kësaj vere“, i shkon shumë!



















