Është zyrtare tashmë! Gati një muaj pas lajmeve se modelja e njohur Shanina Shaik dhe bashkëshorti i saj Dj Ruckus po shkonin drejt ndarjes pas një viti martese, ylli i Victoria’s Secret ka firmosur divorcin.
28-vjeccarja ka paraqitur dokumentet në Gjykatën e Los Angeles duke i kërkuar kështu gjykatësve zgjidhjen e martesës, raporton TMZ. Në qershor burimet pranë cciftit i thanë “Page Six” se gjërat mes tyre filluan të shkojnë keq që në muajin mars dhe se ata nuk kanë qenë bashkë për ca kohë.
Supermolja dhe Dj i njohur nuk kanë fëmijë së bashku. Ruckus dhe Shaik u fejuan në vitin 2015 dhe u martuan në prill 2018 në një ishull privat në Bahamas.



















