Varësja “Zemra e Oqeanit” mund të ketë përfunduar në fund të oqeanit në fund të “Titanic” por kjo nuk e ndaloi Celine Dion ta inkorporonte atë në daljen e saj të fundit në Javën e Modës.
Këngëtarja kanadeze është parë të martën në kryeqytetin francez teksa mbante në qafë atë që lehtësisht mund të duket si varësja ikonë e fiilmit të njohur.
Sigurisht duhet ta qartësojnë se varësja e Celinë është një imitim i diamantit në film, por që që në pamje të parë të çon direkt te skenat e “Titanic”.
Kombinimi i bërë nga 51-vjeçarja është pastaj i gjithi për tu duartokitur sepse një diamant blu e ka kombinuar me një t-shirt, një fund të shkurtër, xhaketë e këpucë me taka.
Duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që artistja bën homazhe për ‘Titanic’, sepse në 2016-ën po në Javën e Modës veshi një bluze sportive me imazhet e Kate Ëinslet dhe Leonardo DiCaprio stampuar në të. Dion vendosi gjithashtu një varëse të ngjashme edhe ne Oscars të 1998-ën kur kolona zanore e filmit “My Heart Will Go On” kënduar nga ajo ishte e nominuar dhe fitoi cmimin “Kënga më e mirë origjinale”.



















