KreuStil Jetese

Mariza Ikonomi tregon incidentin e shpifur me 1500 euro në koncert; “Nuk i mora fare”

Mariza Ikonomi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Trokit” në InTv ku ka folur për karrierën e saj dhe zhvendosjen jashtë Shqipërisë, në Karaibe. Pas një largimi prej 9 muajsh nga Shqipëria, këngëtarja sapo ka mbërritur në Tiranë për të vijuar karrierën me projekte të reja muzikore.

Artistja dhe prezantuesi i emisionit Ermal Peçi janë përfshirë në njërën nga lojrat e emisionit “Kapi sekondat” ku është ngacmuar të tregojë 4 pagesat për të cilat është penduar të shkojë në koncerte.

‘200 mijë lekë (të vjetra), 150 mijë lekë (të vjetra), 1500 euro edhe 500 mijë lekë (të vjetra). Emmm.. unë kam një tip që bëj shumë edhe për shoqeri dhe nuk mendoj gjatë për pagesat’ – shtoi këngëtarja.

3 shifrat e para në lekë Ermali tha se i kupton kur flasim për fillimet e karrierës, po me pagesën 1500 euro ç’ka ndodhur?

‘1500 euro ka qenë rast shumë i shpifur. Jemi në një treg të çuditshëm. Ai shikonte gjatë gjithë kohës, bëri një skenë…. unë preferova më mirë të mos merrja lekët e të kisha personalitetin tim, dinjitetin tim, nuk I doja lekët’.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF