Ilda Gega, banorja e spikatur e reality show-t Big Brother Albania në edicionin e parë i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e 4 Korrikut.
33-vjeçarja ka kurorëzuar historinë e saj disavjeçare të dashurisë me partnerin e saj Christopher, që mendohet se është me origjinë libaneze.
Dasma është mbajtur në Tiranë mbrëmjen e së premtes dhe si ceremonia edhe festa e madhe është organizuar në ambientet e jashtme të Pallatit të Brigadave. Pasi ka parakaluar drejt altarit, çifti i është drejtuar festës ku i prisnin miqtë e familjarët disa të ardhur nga jashtë enkas për martesën e tyre.
Ilda ka ndërruar dy fustane: një me të cilin ka shkuar në altar dhe më pas ka hapur edhe dasmën dhe më vonë ka veshur një fustan të ngushtë sateni të çarë në njërën anë e me rripa të hollë. Gjatë gjithë festës nusja mbant enë këmbë sandale të bardha Yves Saint Laurent. Me një look natyral e flokë të krehura thjesht, nusja siç duket edhe nga fotot rrezaton e tëra.
Dasma ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe nuk ka qenë aspak ceremonia tradicionale e martesës por më shumë si një festë e vërtetë me muzikë si populore shqiptare, moderne por edhe muzikë arabe prej nga është edhe dhëndrri. Çifti duket se e ka shijuar së tepërmi këtë ditë të shenjtë e gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në pistë duke shijuar çdo kërcim e moment të asaj nate.
Ilda prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vjen shpesh në Shqipëri ku ka ende familjarët dhe miqtë. Nuk dihet nëse pas martesës në Shqipëri, çifti do të organizojë një ceremony tjetër martese në vendin e origjinës së dhëndrrit.



















