Eni Koçi feston sot ditëlindjen e saj dhe sigurisht që nuk kishin si të mungonin edhe urimet në rrjetet sociale për këngëtaren. Partneri i saj në jetë, artisti Genc Prelvukaj i ka dedikuar Enit disa fjalë të ëmbla për ditëlindje me anë të një postimi që ka bërë në Instagram.
“Urime ditëlindjen Bella. E bukur në shpirt që i jep ngjyrë ditëve të mia. Edhe 100 të tjera të lumtura zemër”, shkruan ai.
Eni Koçi ka lindur në 5 Korrik të 1995-ës dhe ka filluar të këndojë që në moshën e 7-vjeçare. Së fundmi ajo ka hedhur në treg këngën “Bella”, një bashkëpunim me një tjetër artist, Lindon Berishën.



















