KreuStil Jetese

E dhimshme: Dafina Zeqiri për të ëmën: “Sikur ta dinit vetëm gjysmën e historisë”!

“Sikur të dinit vetëm gjysmën e historisë sime”, ka shkruar Dafina Zeqiri në një postim në Instagram ku ngre në piedestal mamanë e saj.

Si rrallë herë ylli i muzikës është ndalur të flas për historinë e dhimbshme të nënës që i është dashur të rrisë e vetme dy vajzat e saj: Dafinën dhe Tringën. Rrëfimi i dhimbshëm i Dafinës vjen pas publikimit të këngës së saj më të fundit “Lule lule” një risjellje e këngës së njohur, që ka qenë edhe kënga e parë që nënë e bijë kanë kënduar që kur artistja ka qenë 2 vjeçe.

“LULE LULE ❤️ KENGA JON E PARE QE E KEMI KENDU BASHK NAJHERE ? 2 vjece une…. TDU MAS SHUMTI NBOT! Ti ma ki dhuru nje talent qe ma ka shpetu jeten, ashtu qysh na ki shpetu ti! Nane&babe ❤️ je SHEMBULL!! Une thjesht vetem pe vazhdoj rrugen tende qe jan mundu me ta nderpre!!!! GIRL-POWER!!! Te dua MELIHATE ZEQIIIIIRIII”, shkruan Dafina në Instagramin e mamasë.

E ndërsa ka ndarë këtë komente me ndjekësit, ajo ka nisur të rrëfejë pak nga drama e tyre familjare, që sic thot edhe vet do të flas kur të vijë momentii.

“Sikur ta dinit jetën time…koha do ta tregojë, kur të vij momenti do të flas. Por kjo grua, përtej faktit që është nëna ime ime, është një luftëtare!. Është arsyeja se përse jam duke bërë këtë që po bëj të cilën ajo duhet ta ndalonte për të luftuar për vajzat e saj!”, përfundon këngëtarja.

Kujtojmë se Dafina Zeqiri është rritur me mamin dhe motrën e saj më të madhe. Nëna e artistes është ndarë nga babai i vajzave dhe ka krijuar një familje të re, ndërkohë që ai ka  thënë në media se kërkon të rikrijoi një raport me Dafinën, e cila ‘e ka zhdukur nga jeta e saj’.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF