KreuStil Jetese

Pa shumë zhurmë, Marina sapo zbuloi se ka filluar punë. Po ku vallë?

Marina Vjollca ka marrë një pauzë të gjatë televizive dhe që pas prezantimit të spektaklit “C’est la vie” në Tv Klan, mbeti pa projekt.

Ndonëse janë përforlur disa programe televizive që Klan mund t’i ofronte moderatores, gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve. U tha madje se shkak për këtë tërheqje të prezantuese nga ekrani u bë martesa dhe bashkëhsorti i saj Getoari, i cili përflitej se nuk e linte 29-vjeçaren dhe kishte kërkesat e tij për emisionet që iu ofruan asaj.

Por mesa duket rikthimi i Marinës është më afër seç pritej dhe këtë e ka zbuluar si padashje përmes një komenti-bisede me një mikeshën e saj në Instagram.

“Se harrova me të thanë mirmëngjes e si u gdhive hahaha, po qenke zgjuar herët sot”, i komenton mikesha ndërsa Marina i përgjigjet se ishte në punë.

Kaq ka mjaftuar që të nisin aludimet se prezantuesja ka filluar tashmë punën për projektin e radhës, ndonëse nuk dihen detaje të tjera rreth tij apo data e transmetimit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF