Ai është një ndër krijuesit e shumë hiteve dhe këngëve që kanë lënë gjurmë në fonotekën e muzikës shqiptare. E siç duket Dr. Flori e ka ditur mirë se çfarë ka lënë pas e këtë e ka rrëfyer një ndër miqtë e tij më të mirë, prezantuesi Turjan Hysko.
Ky i fundit ka zbuluar në një postim në Instagramin e tij teksa në sfond dëgjohet kënga “Nëse mundesh”, një ndër këngët më të famshme të grupit West Side Family fjalët që Flori i ka thënë atij.
“Kjo këngë do të jetojë edhe pas meje tha…Si gjithmonë kishte të drejtë! Dr.Flori”, ka shkruar drejtuesi i “Familja”.
Florian Kondi, i njohur si Dr.Flori u nda nga jeta më 17 nëntor të 2014-ës duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët Kaltrinën dhe Danielin.





Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit, datë 15 korrik 2019








Stil Jetese
Horoskopi ditor, e shtunë 13 korrik 2019






