KreuStil Jetese

Këngëtari italian martohet në fshehtësi me të dashurin

Artisti i njohur italian Tiziano Ferro i ka dhënë fund beqarisë. Artisti ka kurorëzuar në martesë historinë e dashurisë me partnerin e tij Victor Allen.

Ylli i muzikës dhe i dashuri 54-vjeçar janë bashkë prej 3 vitesh dhe ceremoninë e parë të martesës e kanë organizuar fshehurazi pak ditë më parë në Los Angeles dhe këtë fundjavë u celebruan zyrtarisht po larg vëmendjes së publikut në shtëpinë e 39-vjeçarit në Sabaudia, Lazio.

Sipas mediave në martesën e tyre kanë qenë të pranishëm rreth 40 miq e familjarë, mes të cilëve edhe prindërit e Ferro-s.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF