KreuStil Jetese

Anxhelina kthehet me Fatmir Hysenbelliu?! Fotografohet në festën familjare të ish-it

Anxhelina Hadërgjonaj dhe pinjolli i familjes Hysenbelliu, Fatmiri patën një lidhje të gjatë dashurie por që nuk mundi t’i rezistojë largësisë dhe çifti i dha fund romancës 3 vite më parë.

Këngëtarja u zhvendos të jetonte në ShBA ndërsa Fatmiri vazhdoi jetën në Tiranë, duke u ndarë miqësisht pak kohë më parë. Por mesa duket diçka ka mbetur mes ish-çiftit!

Anxhelina e kthyer në vend për disa ditë, është parë e pranishme pasditen e 17 Korrikut në festën e familjes Hysenbelliu, pasi mbesa e Fatmirit feston ditëlindjen e 3-të.

Prania e ish-të dashurës së trashëgimtarit të familjes në festën e organizuar në resortin e tij në Golem, është parë më habi nga ndjekësit të cilët kanë aluduar se pas 3 vitesh të ndarë dyshja mund të ketë ndezur sërish shkëndijat mes tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF