KreuStil Jetese

Eni Koçi ‘e djeg’ në festën e beqarisë së kunatës së saj

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj nuk e kanë përcaktuar ende datën e tyre të martesës por ama në shtëpinë e artistit ka nisur një tjetër dasmë. Vëllai i Gencit martohet ëtë fundjavë me partneren e tij Norën dhe ndaj kjo e fundit ka organizuar mbrëmjen e së mërkurën festën e saj të beqarisë.

Në festë ka qenë edhe këngëtarja Eni Koçi, e cila ka shpërndarë edhe disa foto e video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet krah kunatës e në mesin e mikeshave të saj.

“Ajo tha PO”, ka shkruar Eni krahas një fotoje ku shihet duke i dhuruar një puthje në faqe kunatës së saj me të cilën duket se ka marrëdhënie shumë të mira.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF