KreuStil Jetese

“Xing me Ermalin” ikën nga TV Klan! Mamaqi sqaron të ardhmen e tij televizive

Ditët e fundit në media ka qarkulluar lajmi se emisioni “Xing me Ermalin” në sezonin e ri televiziv nuk do të transmetohet më në Tv Klan. Jo vetëm kaq por u aludua se një emision tjetër me protagonistë Bes Kallaku, Olsi Bylyku dhe Marina Vjollcën do t’i zinin vendin Mamaqit të shtunën mbrëma.

Por duket se këto lajme nuk janë aspak të vërteta sepse në një intervistë të fundit dhënë për emisionin “3-shat”, me Bora Zemanin Ermal Mamaqi ka thënë diçka tjetër, duke mohuar largimin nga Klan.

Biseda e plotë:

BORA: A do vazhdojë ‘Xing me Ermalin’ sezonin e ardhshëm?

ERMALI: Do vazhdojë patjetër, besoj.

BORA: Do të vazhdojë në Klan?

ERMALI: Po, besoj, patjetër në Klan (qesh)

BORA: Besoj, patjetër? Do të thotë mund të jetë edhe një gjë tjetër?

ERMALI: Po, mund të jetë një gjë tjetër.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF