KreuStil Jetese

Era Rusi hap zemrën, tregon si ‘kapi mat’ tradhëtinë e të dashurit

Era Rusi hap zemrën, tregon si ‘kapi mat’ tradhëtinë

Era Rusi ka zgjedhur, si rrallë personazhe publike, të flasin hapur për lëndimet dhe tradhëtinë. Artirtja ka rrëfyer në intervistën e dhënë në emisionin “E Diell” sesi ajo kishte kapur mat të dashurin e saj duke zbuluar kështu tradhëtinë e tij.

Ajo rrëfeu historinë se si një ditë kur telefoni i saj ishte djegur, iu desh të përdorte atë të partnerit të saj për t’u marrë vesh me kolegët. Padashur, kishte harruar makeup-et në makinë dhe i kërkon atij (partnerit) të zbresë t’ia marrë, duke i kërkuar që t’i lërë telefonin e tij.

“Unë nuk jam natyrë grricëse, por Zoti mi sjell vetë gjërat. Një ditë më ishte prishur telefoni, por më duhet të shkoja në koncert. Ia marr telefonit shokut tim dhe i kërkoj atij të marrë disa tualete tek makina kur ndërkohë vjen një përgjigje nga një numër që nuk e njihja ku shkruhej: “faleminderit”.

Kur u ngjit lart, unë nuk e ngacmova, e lashë telefonin në tavolinë dhe nuk u ndjeva fare. Kur arritëm afër vendit ja mora përsëri telefonin që të kontaktoja me kolegët dhe atëherë pashë që ai mesazh ishte fshirë. Ishin të gjitha mesazhet e tjera, por ai jo. Tani, mund të më thuash ti pse u fshi ai mesazh?”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF