Aktorja e njohur e Hollywood Jessica Alba ka disa tatuazhe në trupin e saj, por ama ka shprehur hapur pendesën për 2 prej tyre.
Krahas shenjave të horoskopit të 3 fëmijëve të saj dhe konstelacionet e tyre, Alba dëshiron të mos kishte “gdhendur” në trupin e saj 2 tatuazhe vendimin për të cilat e ka marrë në rininë e saj dhe këtë e ka treguar hapur në një intervistë të dhënë për Refinery 29.
“Kam disa tatuazhe, dhe pendohem për një prej tyre… ndoshta dy.”- ka treguar ajo
Tatuazhi i parë është një fjongo që është pozicionuar poshtë kurrizit, në pjesën e fundshpinës…
…ndërsa tjetri është një lule pas qafës që ndonëse prej kohësh po përpiqet ta heqë me lazer nuk po mundet.
“E kam bërë kur isha 17 vjeç dhe jam shumë e nervozuar. Jam munduar ta heq me lazer shumë herë dhe nuk po fshihet. Do të doja shumë të kisha menduar diçka që do ishte domethënëse për gjithë kohën.”


Horoskopi ditor, e diel 21 Korrik 2019







Çifti i famshëm anullon planet e martesës!






Parashikimi i Horoskopit, datë 19 korrik 2019




