Këtë fundjavë që lamë pas, sh-banori i Big Brother Albania Dritan Zenuni i ka dhënë fund beqarisë.
Vlonjati ka kurorëzuar në martesë lidhjen e dashurisë me partneren e tij Kejsin, një bjonde mjaft simpatike.
Ceremonia e martesës ka nisur në ambientet e jashtme të një resorti në Vlorë…
…për të vijuar më tej me dasmën e madhe që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Momente nga kjo ditë e rëndësishme e çiftit janë publikuar edhe në rrjetet sociale kur Dritani dhe Kejsi shihen duke shijuar edhe kërcimin e parë si burrë edhe grua.
Dritan Zenunaj, ish-volejbollisti vlonjat ka qenë pjesë e reality show-t “Big Brother Albania” në edicionin e 5-të dhe ndonëse nuk arriti të triumfojë e qëndrojë gjatë në shtëpinë e famshme mbahet mend edhe me kalimin e viteve.



Parashikimi i Horoskopit, datë 22 korrik 2019







Horoskopi ditor, e diel 21 Korrik 2019







Çifti i famshëm anullon planet e martesës!


