Në vetëm pak ditë aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku do të ketë në krah fëmijën e saj të parë. Kur muajve të pritjes së ëmbël po i vjen fundi, ylli i Hollywood-it ka reaizuar edhe një sesion fotografik për të memorizuar këto kujtime të jetës së saj.
Krah bashkëshortit biznesmen, qenit të familjes, 38-vjeçarja pozon në objektivin e fotografit shqiptar Fadil Berisha dhe duket mjaft e lumtur teksa i shoqi i dhuron një puthje.
Eliza dhe bashkëshorti i saj, CEO i Korporatës Interkontinentale Real Estate, Peter Palandjiani do të bëhen prindër të një djali. Aktorja dhe 54-vjeçari lidhën kurorë në një ceremoni private në gusht të 2018-ës









Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 22 korrik 2019







Stil Jetese
Horoskopi ditor, e diel 21 Korrik 2019



