Nuk kanë fund problemet për kastin e aktorëve të filmit ‘Fast and Furious”. 6 vite pasi aktori protagonist Paul Walker ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë, një tjetër incident ka ndodhur orë më parë në sheshxhirim.
Aktrori Joe Watts, dublanti i aktorit kryesor Vin Diesel është rrëzuar duke rënë me kokë nga një lartësi prej 9 metrash.
Sipas mediave Watts ka rënë në koma dhe është në rrezik për jetën, ndërsa xhirimet e filmit janë ndërprerë menjëherë. Ai që ka parë gjithë skenën e rëndë është ylli i kinemasë Vin Diesel i cili është parë në lot dhe në gjendje shoku pas incidentit të rëndë.