Pas dy dekadave te Zëri i Amerikës, ikona e televizionit, gazetarja, Laura Konda ka vendosur të largohet nga transmetimi. Ndërsa përfundonte edicionin e lajmeve ajo ka njoftuar se ky do të ishte edicioni i saj i fundit në “Zëri i Amerikës”.
Mes emocioneve dhe zërit që i dridhej, Konda falenderoi teleshikuesit dhe audiencën që e kanë ndjekur me besnikëri prej 20 vitesh, duke pohuar se në këto 20 vite punë në ekran ka pasur si qëllim ruajtjen e integritetit dhe bërjen e një gazetarie të paanshme.
“Sot desha të ndaj me ju një lajm personal. Ky është emisioni im i fundit pasi kam vendosur të largohem nga Zëri i Amerikës. Kam pasur rastin dhe nderin të intervistoj një numër të madh analistësh, qytetarësh, politikanësh dhe si të mbuloj ngjarje historike. Për mua ka qenë e rëndësishme ruajtja e integritetit dhe pasqyrimi i ngjarjeve me vërtetësi. Ju falenderoj ju që më keni ndjekur. Keni qenë një audiencë e mrekullueshme që më ka mbështetur. Ju tashmë keni zënë një vend të veçantë në jetën time. Faleminderit” u shpreh Laura Konda.
Në fund të “Ditarit”, VOA kishte përgatitur edhe një album me momentet e saj në televizion dhe intervistat e realizuara ndër vite.










Parashikimi i Horoskopit, datë 22 korrik 2019







Horoskopi ditor, e diel 21 Korrik 2019


