KreuStil Jetese

Pas sherrit të bujshëm, Majk sqaron raportin me nënën e djalit, Majlindën

Majk dhe Majlinda janë prindër të një djali të vogël të quajtur Roan, por që u ndanë pak pasi ai erdhi në jetë.

Pakënaqësitë e dyshes kundrejt njëri-tjetrit u pasqyruan në një debat të bujshëm publik të disa kohëve më parë ku Majk akuzonte ish-partneren se nuk e linte të takonte djalin, ndërsa kjo e fundit iu kundërpërgjigj duke i kujtuar se ai jo vetëm që fillimisht mohoi atësinë por nuk është angazhuar në rritjen e vogëlushin dhe madje nuk jep të ardhura për të.

8 muaj pas sherrit mes dy prindërve, Majk ka folur për raportin e tanishëm mes tij dhe nënës së djalit 2-vjeçar i ftuar në emisionin veror “Pushime on Top”. Artisti ka treguar se tashmë raportet mes tyre janë normalizuar, se ai kalon më shumë kohë me djalin dhe sa i përket Majlindës ai gëzon respekt për modelen pasi ajo është nëna e djalit të tij dhe se ai do ta respektojë gjithmonë për këtë fakt. “Tani është sezoni i verës dhe unë jam shumë i zënë e nuk e kam takuar shpesh djalin, por Majlinda më dërgon foto dhe video”, u shpreh ylli  i “Malena”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF