KreuStil Jetese

Dasëm përrallore në Itali, këtë fundjavë martohet ylli i muzikës!

Bëni gati këmbanat e dasmës: ylli i muzikës Leona Lewis do të lidhë kurorë me të dashurin e saj Dennis Jauçh këtë fundjavë dhe e gjithë çeremonia duket se do të jetë e magjishme.

Mësohet se dyshja ka fluturuar tashmë drejt Europës nga shtëpia e tyre kaliforniane dhe përgatitjet e dasmës pa dyshim që kanë nisur.

Vetëm pak orë e ndajnë yllin e X-Façtor nga dita e madhe, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Itali dhe që do të ketë kosto marramendëse. Miqtë e ngushtë dhe anëtarët e familjes i janë bashkuar çiftit dhe kjo gjithashtu është emocionuese duke qenë se, që pas shpërnguljes së dyshes në SHBA, të afërmit britanikë nuk i shohin shpesh Lewis dhe Jauçh.

Çifti i njohur janë bashkë prej 9 vitesh dhe janë takuar në kohën kur Dennis punonte si kërcimtar. Ai i propozoi këngëtares në gusht të vitit të shkuar gjatë një arratisjeje së bashku në Puerto Rico.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF