KreuStil Jetese

Këngëtarja 44-vjeçare është beqare por arrin të realizojë ëndrrën për t’u bërë nënë!

Këngëtarja e njohur australiane Natalie Imbruglia ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së parë, falë procedurës së IVF dhe një dhuruesi anonim sperme.

Artistja 44-vjeçare dha lajmin e bukur në Instagramin e saj, teksa postoi një foto me barkun e rrumbullakosur duke shkruar: “Do të mirëpres në jetë fëmijën tim të parë këtë vjeshtë. Ata që më njohin e dinë mirë se kjo është diçka të cilën e kam dashur prej një kohe shumë të gjatë dhe jam shumë e lumtur që kjo u bë e mundur me ndihmën e IVF (Fertilizimit In Vitro) dhe një dhuruesi sperme, për të cilin nuk do të them shumë publikisht. Jam kaq e lumtur për këto aventura të radhës: një album i ri dhe që së shpejti do të bëhem nënë”!

Sa i përket jetës sentimentale të Imbruglia-s ajo ka qenë shumë e larmishme. Artistja ka qenë e martuar me Daniel Johns nga 2003-2008-ës dhe gjithashtu ka pasur romanca me David Schwimmer, Lenny Kravitz, Chris Martin, e më së fundi me fotografin Matt Field. Mbetet ende e paqartë nëse këngëtarja dhe fotografi janë ende në lidhje.

Sa i përket karriers muzikore, një ndër këngët më të njohur të saj është “Torn”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF