Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjten në Prishtinë gjatë festivalit të “Beer Fest” që po organizohet këto ditë në kryeqytetin e Kosovës. Disa të rinj të pranishëm në koncert, gjatë performancës së artistit të mirënjohur Alban Skënderaj, janë përplasur me njëri-tjetrin duke u gjakosur, për shkak se gjatë përleshjes kanë përdorur edhe tavolinat e sendet e tjera të gjendura aty.
Kjo e ka detyruar yllin e muzikës të ndërpresë performancën e tij, e madje edhe nga videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale ai dëgjohet teksa i bën thirrje personave të përfshirë në sherr që të ndalin dhunën.
Ndërkohë policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar gjashtë persona dhe dy të tjerë janë të lënduar.

Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 26 korrik 2019





Stil Jetese
Gadget të rejat e fundit të teknologjisë





Stil Jetese
Jorida Tabaku bëhet nënë për herë të tretë








