Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është stërnipi i Ali Kemal, i cili ishte shqiptar. Ky fakt është zbuluar nga Ryan Gingeras, profesor dhe ekspert i historisë së Turqisë, Ballkanit dhe Lindjes së Mesme që në librin e tij “Sorroëful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” thotë se udhëheqësi i organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’, Ali Kemal ishte me origjinë shqiptare.
Ai thekson se lidhja e tij me shqiptarët e Perandorisë Osmane ishte më se e fortë dhe se Ali Kemal paralajmëroi Ismail Qemalin që të arratisej nga Turqia për shkak të rrezikut nga ekstremistët e Selanikut dhe arrestimit që po i përgatitej.
Ali Kemal, sipas të dhënave në “Wikipedia”, kishte ikur në Angli më 1909, ku kishte krijuar edhe familje. Stërnipi i tij sot është Boris Johnson, politikani i zgjedhur këto ditë kryeministër i Britanisë së Madhe.
Gjithashtu Ali Kemal është edhe paraardhës i diplomatit turk, Selim Kuneralp, politikanëve anglezë, Stanley Johnson, Jo Johnson, gazetarit Rachel Johnson dhe sipërmarrësit, Leo Johnson.
Burimi: RTK






Parashikimi i Horoskopit, datë 26 korrik 2019





Gadget të rejat e fundit të teknologjisë





Jorida Tabaku bëhet nënë për herë të tretë



