KreuStil Jetese

Thyen rregullin del në publik, njihuni me vajzën ‘sekrete’ të Vladimir Putin!

Ajo ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes së medias sepse numri një i Rusisë e ka shndërruar në mision që t’i mbajë fëmijët e tij jashtë syrit të publikut.

Maria Vorontsova, vajza “sekrete” e presidentit rus Vladimir Putin ka bërë një dalje të rrallë publike, ndërsa prezantoi një sipërmarrje të re mjekësore që synon shërimin e kancerit.

33-vjeçarja zbuloi se është bashkëpronare e firmës gjigante të kujdesit shëndetësor ‘dhe se fokusi i saj kryesor është hulumtimi i metodave moderne të trajtimit të kancerit. Ajo u shfaq në televizionin shtetëror të Rusisë për të folur edhe për hapat e saj të para në rrugën e biznesit.

Putin është i prerë kur vjen puna për daljet në media të dy vajzave të tij të rritura Maria dhe Katerina. Ato kanë ardhur në jetë nga martesa 30-vjeçare e politikanit rus me Lyudmila Shkrebneva, me të cilën u divorcua në vitin 2013.

33-vjeçarja mendohet se është e martuar me biznesmenin holandez Jorrit Faassen dhe thonë se kanë një fëmijë bashkë. Në Rusi thuhet se ajo jeton në një super shtëpi luksoze e me siguri të lartë, në bulevardin Novinsky në Moskë.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF