KreuStil Jetese

La ‘Digitalb’ pas 11 vitesh, Ilda Bejleri së shpejti në televizionin e rëndësishëm?!

Ilda Bejleri përflitet të ketë mbyllur raportin e saj me median “Digitalb” ku zhvilloi karrierën e saj si gazetare sportive për afro 11 vitesh. Shkak për largimin e Bejlerit mendohet të ketë qenë mosdakortësia dhe përplasja me Dritan Shakohoxhën me të cilin punon në ‘Supersport’.

E në prag të merkatos televizive të sezonit të ri, 32-vjeçarja mendohet se është duke diskutuar për kalimin në një tjetër televizion të rëndësishëm kombëtar. Bejleri është fotografuar së fundmi në Tiranë së bashku me prezantuesin e emisionit sportiv “Procesi Sportiv”, Edi Manushi, dhe sipas “”Revista Who” që ka siguruar edhe foton e të dyve, mendohet se ajo do të kalojë në Top Channel.

Pas takimit disaorësh të të dyve, Bejleri duket mjaft entuziate dhe me gjasa në tavolinë janë diskutuar dy programe të mundshme ku mund të përfshihet Ilda: ose “Procesi Sportiv” ose ajo mund të prezantojë një rubrikë sportive brenda programit maratonë të së dielës “E Diell”, dy programe këto me protagonistë Manushin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF