Po flitet prej ditësh tashmë se pas 11 vjetësh, Ilda Bejleri do të largohet nga Digitalb. Fakti që u fotografua në kafe me Edi Manushin, I dha menjëherë jetë spekullimeve se moderatorja e njohur sportive do të kalonte tek Top Channel. Vetë Ilda e pranoi largimin e saj gjatë një interviste, dhënë për “Gazetën Shqiptare”. ``Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të kthehem së shpejti në televizion, këtë herë në Top Channel, megjithatë do të doja t’ua lija surprizë. E di që tingëllon si klishe, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim dhe pak”,- tha ajo.
Por ndërkohë, u përfol gjithashtu se arsyeja e këtij largimi të beftë ishte një grindje e fortë me Dritan Shakohoxhën, I cili konsideronte se Ilda ka treguar një protagonizëm të tepruar.
Përgjigja që ajo dha, lë të kuptohet se këto fjalë nuk kanë dalë më kot. “ “Natyrisht që do isha protagoniste, kam 11 vjet në Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në fushën time në atë që di të bëj më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar”,– është shprehur Ilda, duke pohuar kështu si tërthorazi se përplasje për këtë cështje, paska pasur!









Parashikimi i Horoskopit, datë 27 korrik 2019










Parashikimi i Horoskopit, datë 26 korrik 2019
