Një ndër komedianët më të mirë shqiptarë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë, feston sot ditëlindjen e tij. Zef Deda, i lindur në Shkodër më 27 Korrik të 1950-ës mbush sot 69 vjeç dhe ka marrë një dedikim publik e emocionues edhe nga i biri, aktori i humorit Julian Deda.
Në një foto krah për krah me të atin, aktori i “Duplex’ shkruan fjalët më të përzemërta për artistin e të gjithëve dhe ‘babushin’ e tij.
“Njerezit e mire mund t’i dallosh nga veprimet e tyre, nga fjalet qe thone, nga thjeshtesia me te cilen komunikojne, nga energjia pozitive qe transmetojne dhe nga shume detaje te tjera, por mbi te gjitha mund t’i dallosh nga buzeqeshja dhe sidomos nga syte. Keshtu je ti, Babush. Rrezaton miresi dhe deshire per te jetuar pa hile. Je mjeshter ne skene dhe njeqind here me mjeshter ne jete. U befsh 100 vjeç artisti jone. Te dua shume.”







Parashikimi i Horoskopit, datë 27 korrik 2019










Parashikimi i Horoskopit, datë 26 korrik 2019


