Të gjithë e njohim këngën e famshme shqiptare “Banania” të artistit Dashnor Diko, por ajo që nuk dimë është nga u frymëzua këngatari për të krijuar këngën që u shndërrua në hit të viteve ’90.
Historinë e ka rrëfyer për herë të parë publikisht Diko, i ftuar në emisionin “Treshat” dhe nëse po mendoni se pas këngës fshihet ndonjë romancë apo dedikim për një vajzë bjonde gaboheni!
E gjitha është shumë më e thjeshtë se kaq dhe larg asaj çfarë mund të kishim menduar ne.
Dashnori ka rrëfyer se në fakt ka qenë tekstshkruesi i këngës, Alqi Boshnjaku, ai që e ka shkruar këngën e famshme gjatë një udhëtimi. Gjatë rrugës, për shkak të një qeseje banane që kishte me vete, ai bëri këngën “Banania”, që u këndua më pas nga Dashnor Diko.


Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 27 korrik 2019










Stil Jetese
Parashikimi i Horoskopit, datë 26 korrik 2019





Stil Jetese
Gadget të rejat e fundit të teknologjisë


