Dafina Zeqiri është unike në llojin e saj. Me këtë nuk i referohemi vetëm stilit muzikor, lifestyle-t apo modelet e pafundme të flokëve që i ndërron brenda ditës por në kuptimin e plotë të një artisteje dhe një femre që kërkon japë mesazhe frymëzuese edhe për vajzat e tjera.
Në një foto të postuar me rrobabanjo, ylli i muzikës pop pranon defektet e saj dhe tregon se si ka mësuar ta dojë veten me gjithë imperfeksionet që ka.
“Unë kam celulit, variçe, madje dje gjeta një. Kam mësuar t’i dua njësoj siç dua strijat e mia. E di që disa njerëz presin që VIP-at të jenë perfektë, por të gjithë e dimë që Photoshop-i dhe dielli bëjnë magji. Ne jemi magjikë me defektet dhe gjithçka tonën. Flokët e mi? I dua! Kjo është e gjithë ajo që ka rëndësi.
Të pasmet e mija të vogla? Po, i dua!
Duaje veten tënde sepse e di çfarë? Njerëzit që të gjykojnë janë ata që nuk vlerësojnë veten e tyre!”
Një mesazh i tillë i fuqishëm në një kohë kur duket se gënjehemi nga ‘perfeksioni’ i Instagramit është një mesazh i fortë frymëzimi për të gjitha femrat.
Ah, dhe të mos harrojmë që Dafina Zeqiri është adhuruese e palestrës!



Parashikimi i Horoskopit, datë 29 korrik 2019










Parashikimi i Horoskopit, datë 27 korrik 2019






