KreuStil Jetese

Zbulohet bashkëpunimi i radhës: Elvana Gjata gati hitin me këngëtarin e famshëm

Elvana Gjata nuk do të jetë vetëm në projektin e radhës muzikor. Mesa duket ylli i “Fustani” ka kuptuar tashmë se çelës suksesi për të janë bashkëpunimet e, pas “Mike” dhe “Fustani” ka gati hitin e radhës po në bashkëpunim.

Artistja do të hedhë së shpejti në treg këngën e saj të re që mendohet të jetë një bashkëpunim me artistin e njohur shqiptar Ardian Bujupi.

Dyshimet kanë nisur pas videove thuajse të ngjashme e me të njëjtin motiv që Elvana dhe Ardiani kanë postuar orët e fundit në InstaStory, duke ndezur zërat se projekti i tyre është gati dhe shumë afër për të parë dritën e publikimit.

Elvana vjen në këtë projekt pas hitit “Fustani” në bashkëpunim me Capital T, ndërsa Ardian Bujupi ka një karrierë të suksesshme jashtë vendit dhe një ndër bashkëpunimet e tij më të suksesshme dhe që ka më shumë klikime në YouTube është hiti “Çika Çika” projekt i realizuar në 2018-n bashkë me Xhensila Myrtezaj-n.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF