Ka përfunduar edhe ky sezon i programit të suksesshëm “E Diela Shqiptare” që përkon të jetë edhe viti i 11-të i transmetimit në Tv Klan. Drejtuesi Ardit Gjebrea ka ndjerë që, të dielën mbrëma të ndajë me gjithë ndjekësit e tij besnikë disa fjalë falenderimi dhe mirënjohjeje me anë të një statusi të gjatë në profilin e tij në Instagram.
Duke falenderuar stafin dhe ‘familjen e madhe të së dielës’ siç e quan Gjebrea grupin që punon së bashku me të, e mbi të gjitha duke shprehur mirënjohjen për publikun që e ndjek, moderatori dhe producenti i njohur shkruan:
“#edielashqiptare sot përfundoi vitin e 11të.
Mirënjohja ime është për skuadrën që punon me pasion, besim dhe dashuri, për skuadrën që nuk tha një herë: u lodha, nuk bëhet…
Është kjo skuadër që më jep motiv të jem aty edhe kur jam i pamundur, të bëj gjithçka që të ndihen mirë jo vetëm me mua, por mbi të gjitha me njëri tjetrin.
E nëse them që ne jemi familja e madhe e të dielës shqiptare, është meritë e skuadrës familje që punon për këtë program.
Dhe së fundi, falënderoj çdo shikues që për 11 vite me besnikëri na ndjek, që ndan me ne gëzmin dhe lotin, muzikën dhe protagonizmin. Sepse kryefjala e vërtetë e programit, janë ata që na ndjekin.
Çdo telekomandë që mbetet tek #edielashqiptare është shpërblimi i vetëm i mundit të çdo dite.
Faleminderit me zemër!”
Programi maratonë i së dielës në Tv Klan mbyll kështu transmetimin për pushimet e verës për t’u rikthyer sërish në shtator.

Parashikimi i Horoskopit, datë 29 korrik 2019










Parashikimi i Horoskopit, datë 27 korrik 2019








