
DASHI
Gjatë ditës së sotme duhet të dëgjoni këshillat e miqve tuaj. Jo gjithmonë duhet të çoni deri në fund projektet të vetëm. Ndonjëherë bashkëpunimi mund të jetë mjaft produktiv.
DEMI
Në ambientin e punës evitoni të ndani gjërat apo opinionet tuaja hapur me kolegët. Jo gjithmonë mund të jenë aq të sinqertë, e t’ju mbështesin. Në ambientin afektiv, përkushtojuni më shumë marrëdhënies tuaj.
BINJAKET
Do të arrini të përballoni të gjitha impenjimet që keni. Në punë do të viheni re nga persona që kanë peshë në ambiente të rëndësishme. Do të keni mundësi njohjeje të reja stimuluese për ata që e kanë zemrën të lirë.
GAFORRJA
Parashikohet një rritje e financave. Në punë do të merrni mjaft vlerësime nga eprorët tuaj duke u ndjerë të vlerësuar. Në ambientin afektiv duhet të evitoni debatet me partnerin dhe të jeni më spontanë.
LUANI
Influencat planetare ju bëjnë mjaft të sigurt në vetvete. Në aspektin afektiv do të shihni një ndryshim në sjelljen e partnerit tuaj, por mos kërkoni arsye.
VIRGJERESHA
Yjet ju këshillojnë një periudhë qetësie për të evituar një stres të grumbulluar. Në punë, do të dini të gjeni edhe ndonjë moment tërheqjeje. Në dashuri, ndonjëherë është mirë të heshtni dhe të dëgjoni partnerin.
PESHORJA
Ndiheni pesimistë por një lajm i mirë në ambientin e punës, do të përmirësojë humorin tuaj. Në fushën afektive, gjendja jo e mirë e partnerit, do t`ju përfshijë në një pasion aspak tërheqës. Një këshillë: shlodhuni.
AKREPI
Në sektorin profesional, do të tregoni aftësi të shkëlqyera për të shfaqur vetveten. Në sektorin afektiv, mund të keni një krizë kalimtare, shkak i pasigurisë që ju shoqëron në këtë periudhë.
SHIGJETARI
Në ambientin e punës falë seriozitetit të punës tuaj, do të arrini të fitoni vlerësimin e atyre që ju rrethojnë. Pasiguria juaj mund të bezdisë partnerin,i cili, aktualisht, e vlerëson raportin tuaj.
BRICJAPI
Këtë ditë ndikimet planetare do ju japin një vizion të ri të gjërave,dhe një sens të fuqishëm për të përballuar vështirësitë e punës. Në dashuri thoni atë që mendoni.
UJORI
Ndonjëherë është e nevojshme shkëmbimi i opinioneve me kolegët tuaj në ambientin e punës, kështu do të rrisni besimin dhe respektin tek të tjerët. Në ambientin afektiv do të keni nevojë për ndryshime. Një udhëtim i shkurtër do ju bëjë mirë.
PESHQIT
Yjet do ju ndihmojnë por gjatë ditës së sotme do të jenë në anën tuaj edhe miqtë e të afërmit, të cilët do ju përfshijnë në një projekt interesant. Në ambientin afektiv, do të kërkojë më shumë vendosmëri e siguri nga ana juaj.





Wow! Balenciaga shet 600 £ çantën e ujit






Parashikimi i Horoskopit, datë 29 korrik 2019








