KreuStil Jetese

Më në fund, Victoria do të bashkohet me Spice Girls

 

Grupi Spice Girls ka performuar deri tani 13 koncerte në Mbretërinë e Bashkuar, ku Victoria Beckham, e njohur si Posh Spice, i zhgënjeu fansat duke e lënë grupin me një anëtar më pak. Por, fansat e bandës së njohur të viteve ’90 tani mund të gëzohen, pasi tashmë stilistja do të kthehet në skenë në një të ardhme të afërt, pasi Mel B deklaroi se Beckham do të jetë e pranishme në koncertin e Glastonbury 2020.

Sipas këngëtares, mamaja e saj, Andrea Brown, ishte pjesë e një feste të organizuar nga Jackie Adams, nëna e Beckham, ku të dyja diskutuan të ardhmen e grupit. “Vajzat do të më vrasin kur të marrin vesh që e nxorra unë lajmin”, ka thënë mamaja e artistes, e cila ka theksuar se Victoria ndihet kaq e detyruar moralisht të rikthehet në skenë më shumë për fansat.

Ndërkaq Beckham reagoi duke theksuar se arsyeja pse ajo vendosi të bashkohet me turneun e ribashkimit, ishte se prioritetet e saj kanë ndryshuar vitet e fundit. “Për mua është një guxim i madh të jem pjesë e turne me Spice Girls. Tani do të përqëndrohem më shumë tek familja ime dhe shoqëria ime”. Koncerti i ardhshëm me Victorian do të mbahet me Glastonbury në vitin 2020 në datat 24 dhe 28 qershor, ndërsa shitja e biletave nis në Vjeshtë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF