Me Resortin ”Cape of Rodon Green Village” tashmë në hartën e turizmit elitar Mesdhetar
Kepi i Rodonit, një destinacion interesant për turistët në Shqipëri, ka filluar te zbulohet vetëm së fundmi.
Një rrip toke në formën e gadishullit me pamje mahnitëse dhe një det i cili duket si kombinimi më i mirë i natyrës mes rivierës dhe Adriatikut, dukej jo shumë i lakmuar. Ata të cilët më së shumti e vizitonin ishin adhuruesit e natyrës së virgjër, të qetësisë, privatësisë por edhe të apasionuarit pas historisë së vendit.
Kepi i Rodonit përveç natyrës mahnitëse dhe pozicionimit strategjik, mbart vlera të shumta kulturore dhe historike të cilat i rrisin vlerën si një destinacion i preferuar i turistëve në çdo kohë, përfshirë edhe të huajt. Kodrat me gjelbërim, brigjet private të mbrojtura nga vetë natyra, afërsia me Tiranën, me Durrësin, me aeroportin, e kthejnë në vendin ideal për investime në sektorin e turizmit. Ka të gjithë komponentët për të qenë destinacion për çdo grupmoshë dhe preferencë.
Ajo çfarë i ka munguar këtij vendi magjie janë investimet strategjike të cilat mund të krijojnë lehtësirat e nevojshme për të tërhequr turistët.
Në fakt tashmë kjo nuk është një mungesë. Në Kepin e Rodonit po ndërtohet “Cape of Rodon Resort”.
Një projekt i veçantë me një koncept unik. Në majën e kodrës, me një pamje të magjishme, Vilat e ndërtuara janë në një plan dhe ndjesia që të krijojnë është të qenit shumë pranë natyrës, nga oborri dhe baçja juaj shquani një pyll me gjelbërim dhe detin e kaltër që pritet larg në horizont. Aty ku nga cilado dhomë e vilës tuaj shihni detin që bëhet njësh me qiellin.
Çdo vilë në shitje ka oborrin e saj me një privatësi totale, pishinë individuale dhe natyrisht magjinë e pamjes së pa cënuar. Stili i arkitekturës përshtatet me magjinë e vendit duke sjellë një arkitekturë të gjelbër dhe të veçantë në detaje. Ndarja e ambienteve të ditës dhe të natës, prania e vetratave të mëdha të xhamit, format e kombinuara të interierit janë elementë goditës për këdo që njihet nga afër me këtë projekt.
Cape of Rodon Hotel, i vendosur në kreshtën e kodrës dhe me një formë që krijon mundësi për një peizazh mahnitës ju siguron se ky resort do të kthehet në destinacion relaksi për pushuesit. Të gjitha dhomat e hotelit janë me pamje nga deti dhe projekti përveç funksionalitetit ndërthur argëtimin me pasazhe për ecje gjatë gjatësisë së tij. Pishinat për fëmijët me magjinë e formave të kalit të detit, ajo infinity që pritet me detin dhe pishina e brendshme që ofrohet për 12 muaj e kompletuar me spa dhe wellness, bare dhe restorante.
”Cape of Rodon Green Village” perveç pishinave dhe detit të kristaltë kompleton ofertën e saj me ambientet sportive për Tennis, Voleybeach, shtigje për ecje dhe ekskursione në natyrë.
E imagjinuar me bukurinë e natyrës por edhe me veçantitë e resortit “Cape of Rodon Resort”, ky Resort është një copëz parajse në Mesdhe.
Për më shumë informacion: www.capeofrodon.al




Parashikimi i Horoskopit, datë 30 korrik 2019





Wow! Balenciaga shet 600 £ çantën e ujit






Parashikimi i Horoskopit, datë 29 korrik 2019




