KreuStil Jetese

Aurela Gaçe e prekur: “Vajza ndjen peshën e emrit tim, njerëzit i kërkojnë asaj…”

Aurela Gaçe ka qenë e ftuar në emisionin veror “Pushime on Top” në Top Channel dhe ka rrëfyer disa të pathëna nga jeta e saj artistike dhe private. E martuar prej disa vitesh me partnerin e saj Skerdin, njëkohësisht menaxheri i artistes, Gaçe shprehet se ndihet me fat që e ka në krah.

“Falemnderit Zotit që e ka sjellë Skerdin në jetën time sepse çdo gjë në atë moment ka ndryshuar për mirë. Më ka ndihmuar dhe shtyrë për mirë në karrierën time. Nga ana njerëzore u bëra nënë falë dashurisë që ndjeva për atë njeri!….ai eshte njeriu i parë që dua të ma thotë kur gaboj apo rrëshkas. Kurse në anën e menaxhimit sesi unë paraqitem përpara publikut, ia kam besuar që 8 vjet përpara kur akoma askush nuk besonte në atë çfarë ai thoshte dhe në ate që ne donim të bënim.”, është shprehur artistja.

Fanatike e të kënduarit live, si një respekt edhe për publikun, kjo zgjedhje sigurisht që i merr shumë energji artistes vlonjate që konfirmon edhe njëherë se ajo asnjëherë nuk pranon të shkojë diku ku nuk mund të performojë live.

“Ne vijmë në koncert jo me një usb. Mbrëmë kanë ardhur 3 kamionë me materiale teknike, sound-i dhe fonie dhe staf teknik. Nuk pranoj ndryshe, nuk ka rrugë të dytë, nuk pranoj me usb sepse nuk pranoj të marr para qyl. Të dal para publikut me usb dhe të tallesh, për mua është qyl, sepse nuk lodhesh, kur publiku ka harxhuar kohën dhe lekët për respektin që të të shikojë.”

Ylli i muzikës është ndalur të flasë edhe për vajzat e saj dhe ka treguar se në fakt tashmë ka nisur edhe një problem, sidomos për vajzën e madhe. “Vajza ime e madhe që tani ndjen peshën e emrit tim, sepse njerëzit i kërkojnë asaj që të jetë si unë. Njëherë më tha diçka që më preku: “Njerëzit presin që unë të kendoj si ty.Unë u preka shumë”, tregoi këngëtarja.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF