KreuStil Jetese

Pas propozimit për martesë, Dajana Shabani i jep fund lidhjes me boksierin

Pak javë pasi lidhja e tyre u bë publike, dyshohet se prezantuesja e “Ditë e Re” Dajana Shabani i ka dhënë fund lidhjes me boksierin nga Kosova, Kamer Maloku.

Dyshimet kanë nisur pas disa postimeve të bëra fillimisht nga prezantuesja, e cila ka publikuar një video drejtuar atyre që s’kishin besim tek ajo, që mendohet se është e dedikuar kundrejt Kamer-it.

Ky i fundit gjithashtu ka bërë disa postime të çuditshme që gjithashtu mendohet që i drejtohen prezantueses së Ora Neës. Një fabul mes një burri e një gruaje postuar në story nga boksieri, ka përforcuar edhe njëherë dyshimet e ndarjes.

Nuk dihet se çfarë po ndodh vërtet mes çifit, në një kohë që u tha se pas propozimit për martesës, Dajana po mendonte të transferohej jashtë për të nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj.

Nuk dihet nëse marrëdhënia mes dyshes ka marrë fund përfundimisht apo kjo është një krizë normale mes çiftit të ri të showbiz-it.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF