KreuStil Jetese

Hoqi dorë nga televizioni për shtatzëninë, zbulohet gjinia e bebit të Brunilda Lahes

Gazetarja Brunilda Lahe vendosi të largohet nga ekrani i televizionit vetëm pak ditë më parë. Ajo përmbylli puntatën e fundit të emisionit “My Living”  duke pohuar se do të largohej nga programi pas 4 vitesh transmetim për shkak se ishte shtatzënë.

Ndonëse nuk ka dhënë më shumë informacione për këtë pritje të parë të ëmbël, Lahe ka zgjedhur që këtë periudhë të veçantë të jetës së saj ta kalojë larg medias dhe ta shijojë në qetësi të plotë e pa angazhime.

Sa i përket gjinisë së bebit që pritet të vijë në jetë në fillim të vitit, atë e ka zbuluar mikesha e ngushtë e Brunës, prezantuesja Stela Kotri. Kjo e fundit në një foto krah nënës në pritje ka treguar se Brunilda është në pritje të një vajzë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF