Familjes së gazetarit Blendi Salaj i është shtuar një pjesëtar i ri, duke bërë kështu që babi Blendi dhe mami Anora të përjetojnë për herë të dytë emocionin e bukur e të bërit prind, ndërsa Briani 8 vjeçar tashmë është vëllai i madh i motrës së sapo ardhur në jetë.
Era është emri që familja ka zgjedhur për të voglën, ndërsa pak orë më parë ka qenë Blendi ai që na ka prezantuar me vogëlushen nëpërmjet një foto në të cilën duket bashkëshortja e tij teksa mban në duar të porsalindurën.
“Gruaja ime e bukur dhe vajza ime e vogël e porsalindur Era, duke kapur flladin e Adriatikut. Era është fëmija ynë i dytë”; ka shkruar Salaj krah fotos së postuar në rrjetin social Instagram.