Eshtë ndarë nga jeta regjisori i njohur shqiptar Gjergj Xhuvani. Pas një sëmundje të rëndë, Xhuvani ndërroi jetë sot (e mërkurë) në një spital në Romë, në moshën 56 vjeçare, shkruan Lapsi.al.
Vetëm pak javë më vonë pritej të mbahej prëmiera e filmit të tij më të fundit “Liqeni im’, të cilin regjisori i ndjerë fatkeqësisht nuk mundi dot ta shohë.
Gjergj Xhuvani është i martuar me aktoren Luiza Xhuvani me të cilën ka dy fëmijë.
I njohur për frymën inovative në filmat e tij, Xhuvani i ka dhuruar kinematografisë shqiptare dhjetra prodhime prestigjoze, disa prej të cilave kanë konkuruar denjësisht edhe në gara ndërkombëtare të filmit.
Disa prej filmave më të njohur që mbajnë ‘firmën’ e Xhuvanit janë; “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik”, “Dashuria e Fundit” etj.
Gjergj Xhuvani njihej si regjisor, skenarist, producent shqiptar. Në vitin 1986 ai u diplomua në Akademin e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike.
Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.



















