Shqipëria është zyrtarisht pjesëmarrëse në Festivalin e Filmit në Kanë në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër.
Filmi “The Van”, me regji të Erenik Beqirit, është në konkurrencë zyrtare në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër të Festivalit të Kanës dhe nga 4,240 filma që kanë konkurruar, “The Van” është në mesin e 11 filmave të përzgjedhur.
Filmi është bashkëprodhim shqiptaro-francez me regji të Erenik Beqirit, në të cilin intrepretojnë Arben Bajraktari, Afrim Muçaj dhe aktori francez 27 vjeçar, Phénix Brossard, i cili vetem në pak kohë numëron më shumë se njëzet role.
Edicioni i 72-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë do të mbahet më 14-25 maj.



















