KreuArt

EKSKLUZIVE! Ermonela Jaho, së shpejti me një koncert madhështor bamirësie në Tiranë!

EKSKLUZIVE! Ermonela Jaho, së shpejti me një koncert madhështor

Sopranoja shqiptare që na bënë krenar në gjithë botën, Ermonela Jaho do të rikthehet në Shqipëri në vjeshtë për të organizuar një koncert madhështor në kryeqytet.

Artistja e madhe, njëkohësisht ambasadore e YWCA në Kauzën e Fjongos Rozë, do të performojë në një koncert bamirësie që do të mbahet në muajin tetor enkas për “Fjongon Rozë”, simboli ndërkombëtar i betejës kundër kancerit të gjirit.

Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetje psiko-sociale për gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe familjet e tyre.

Jaho një ndër emrat e njohur shqiptarë me suksese të jashtëzakonshme në operat botërore, prej muajsh tashmë ka dhënë shfaqjen e famshme “Madame Butterfly” si dhe ka mabjtur koncerte elitare nëpër botë.Prej dy vitesh tashmë Joaho ka pranuar me kënaqësi ftesën e YWCA për të qenë ambasadore në kauzën e luftës për parandalimin e kancerit të gjirit.

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF