KreuArt

Lamtumirë Kiço Blushi! Shkrimtari humb betejën me sëmundjen e rëndë

Mbrëmjen e djeshme, është ndarë nga jeta shkrimtari dhe skenaristi Kiço Blushi. Blushi, babai i shkrimtarit dhe politikanit Ben Blushit, u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante.

Kiço Blushi u lind në Korçë ë 23 gusht të vitit 1943 dhe pas studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punë si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Skenari i parë i tij ishte ai i filmit të njohur shqiptar “Çifti i lumtur” në vitin 1975 ku ishte bashkëautor, ndërsa është vlerësuar me çmimin e Republikës së klasit të tretë për skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975.

Kiço Blushi ka shkuar 14 skenarë filmash artistik dhe dy skenarë dokumentarësh e filma vizatimorë. Ai ka qenë gjithashtu i angazhuar në politikë e ka qenë deputeti i Partisë Socialiste nga viti 1991 deri në vitin 2006.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF