KreuArt

Koreografi Eno Peçi merr Titullin e Lartë nga Presidenti Ilir Meta

Eno Peçi, koreografi i njohur shqiptar që prej vitesh po zhvillon karrierën e tij në skenat prestigjoze të Vienës, si solist i Operas shtetërore të Austrisë ka marrë këtë fillim jave Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dorëzuar vlerësimin e lartë talentit shqiptar, në shenjë mirënohje për gjithë përkushtimin e palodhur që e ka ngjitur Peçin në majat më të larta të skenës europiane e botërore, duke nderuar veten e tij por njëkohësisht edhe Shqipërinë.

“Ndihem thellësisht i nderuar dhe krenar për Titullin e Lartë të dhënë nga Presidenti i Shqipërisë “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, pas filmit-dokumentar “Solisti”; ka shkruar koreografi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, duke shprehur përjetimet për vlerësimin mëse të merituar të dhënë nga Ilir Meta.

 

 

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF