Koncertin “Tre tenorët” do të kemi kënaqësinë ta kemi më herët këtë vit. Në vend të periudhës së Krishtlindjeve, komcerti i përvitshëm do të mbahet të dielën e 7 Tetorit, në Pallatin e Kongreseve në orën 19:00. Këtë vit tre tenorët me famë ndërkombëtare do të bashkëpunojnë me sopranon e njohur shqiptare Ramona Tullumani.
Koncerti organizohet nga producenti Edmond Tullumani dhe do të sjellë për spektatorët pjesët më të bukura nga veprat klasike botëre dhe shqiptare. Tre tenorët e zgjedhur për këtë edicion janë Murat Karahan, Francesko Anile, Sebastian Ferrada dhe krahas tyre në skenë do të ngjitet sopranoja e mirënjohur Tullumani si dhe pianisti Genc Tukiçi.



















