KreuArt

LAJM I FUNDIT: Shoqërohet në polici Eni Çobani

Juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në polici. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se ajo ka qënë në një sencë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur e kanë shoqëruar dhe se Çobani akuzohet nga nusja e klientes së saj për kërcënim, ndërsa lajmëroi forcat e rendit.

Mësohet se personazhi i njohur i ekranit, Eni Çobani po merret në pyetje në këto momente nga policia e Gjirokastrës.Sipas kushurirës Rudina Islamajt avokatja i është drejtuar asaj me fjalët “Deri në momentin që unë do jem gjallë nuk ke shpëtim, do më kesh nga pas gjithë jetën”. Pas këtyre fjalëve Rudina Islamaj telefonoi policinë, të cilët shoqëruan në komisariat për sqarime Eni Çobanin.

Kujtojmë se Çobani është avokatja e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj. Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në  gjyq” që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF