Filmi shqiptar “Delegacioni” pati premierën e tij ekskluzive në Tiranë pak ditë më parë, ndërsa mesditën e së premtes u shfaq sërish në kinema “Millenium” për emra të njohur të kinematografisë, regjisorë, aktorë e njerëz të medias.
Për shkak se premiera ishte me ftesa dhe numri i të pranishmëve ishte vërtet i lart, u vendos që filmi rishfaqej edhe për të tjerë personazhe të njohur e dashmirës arti.
Të pranishëm në projeksionin ekskluziv të filmit që po bën jehonë kanë qenë emra të njohur si regjisori Dhimitër Anagnosti, Kujtim Çashku, Ylli Pepo si dhe aktori Robert Ndrenika e aktorja Roza Anagnosti.
Filmi u prit mjaft mirë nga të pranishmit, të cilët edhe e duartrokitën atë në përfundim.
Robert Ndrenika dhe Kujtim Çashku
Roza Anagnosti
Dhimiter Anagnosti
Jon Shanaj
Ylli Pepo
Enada At’Nikolla
Sabina Kodra dhe Robert Budina
Ilda Lumani
Ergys Meta
Anila Mema
Rafaela Rica



















