“Streha mes reve” është filmi i dytë i regjisorit shqiptar Robert Budina- pas filmit “Agon” që u vlerësua me çmimin si filmi më i mirë i huaj në vitin 2014- e do të ketë premierën e tij botërore në Festivalin e Filmit në Tallin.
Regjisori Robert Budina
Filmi me protagonist aktorin shqiptar me famë botërore Arben Bajraktaraj (role në filmat “Taken”, “Harry Potter” dhe “Deathly Hallows”) në rolin e Besnikut- një bari që vuan nga një çregullim mendor që kujdeset për babain e tij- një ish komunist- në një fshat malor në veri të Shqipërisë. Filmi ndër të tjera trajton mënyrën sesi bashkëjetesa dhe harmonia fetare dhe marrëdhëniet familjare zhvillohen në kohë dhe sesi zbërthehet marrëdhënia e individit në familje.
Ngjarjet zhvillohen në Valbonë- Shqipëri ndërsa filmi është një krijim shqiptaro-gjerman në bashkëpunim edhe me producenten shqiptare Sabina Kodra, rumunin Cristian Nicolescu dhe emra të tjerë të njohur të kinematografisë dhe filmit. Kasti i aktorëve përbëhet nga Arben Bajraktaraj, Bruno Shllaku, Esela Pysqyli, Irena Cahani, Osman Ahmeti, etj.
Ndiqni trailerin e filmit:



















